Darka para finales që mbledh ”yjet” e politikës dhe të futbollit (VIDEO)

Nesër mbrëma (e mërkurë) në orën 21:00, është finalja e ”Conference League” mes Roma-Feyenoord, por sonte figurat e larta të politikës dhe të futbollit janë pjesë e një darke të përbashkët.

President i UEFA-s, Aleksander Ceferini, Francesko Totti, kryeministri Edi Rama, kreu i FSHF-së Armando Duka, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi do të darkojnë në sallën “Honorary”.

Në sallën “Honorary” merr pjesë vetëm kategoria më e lartë e UEFA-s, qeveria dhe Federata e Futbollit. Salla pranon vetëm 100 veta dhe krerët e institucioneve. Ambientet e restorantit janë në videon e mëposhtme.

SHKARKO APP