Darka për mbretin Charles i kushtoi Francës 450 mijë euro, zbulohet menuja
Një darkë arragostash për mbretin britanik Charles III, i ka kushtuar zyrës së presidentit francez 475,000 euro. Presidenti francez Emmanuel Macron kishte dashur me çdo kusht të impresiononte monarkun e ri në vizitën e tij të shtatorit, teksa të ftuarve iu servirën arragosta blu, gaforre dhe asortimente të ndryshme djathrash.
Pallati Elysée duhet të bënte “përpjekje të konsiderueshme për të rivendosur dhe ruajtur balancat financiare. Në rastin skandaloz në fjalë paratë e darkës ishin shpenzuar të ndara në €165,000 për shërbimin ‘catering’, dhe 40,000 euro për pijet.
Në darkën e banketit ishin gjithashtu aktori amerikan Hugh Grant, trajneri futbollit Arsene Wenger dhe ish-muzikanti i Rolling Stone, Mick Jagger, të cilëve u ishte shërbyer arragosta blu dhe gaforre nga ferma Bresse si dhe pure gratin kërpudhash. Mes djathrave më të famshëm ishin ai francez Comté dhe djathi blu britanik Stichelton. Për ëmbëlsira atyre iu shërbyen gurabije ”rose macaron” me petale trëndafili, manaferra dhe fruta të tjera pylli.