Dasëm në “BBV”, Mateo dhe Brikena vendosin të martohen

Screenshot

Një tjetër moment festiv pritet të ndezë atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku banorët janë bërë gati për një ngjarje të veçantë.

Një zarf i ri ka mbërritur në shtëpi, duke njoftuar zyrtarisht organizimin e dasmës së dytë për këtë edicion, një traditë që tashmë është kthyer në një nga momentet më të ndjekura dhe të komentuara nga publiku.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes do të jenë Brikena dhe Mateo, një nga çiftet që ka tërhequr më shumë interes gjatë qëndrimit në shtëpi. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër dinamika të ndryshme, duke i mbajtur vazhdimisht në fokus të diskutimeve si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi për dasmën është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e programit në rrjetet sociale, ku është bërë e ditur se ceremonia do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së sotme. Organizimi pritet të shoqërohet me surpriza, emocione dhe momente argëtuese për banorët, të cilët do të përfshihen në festë si pjesë e këtij rituali simbolik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?