Dashuria mposht gjithçka! Pajtohen Luizi dhe Kiara, këngëtari i jep premtimin

Dashuria sfidon dhe mposht çdo gjë. Këtë e ka treguar sonte çifti Luiz-Kiara, pas 4 ditëve me zënka dhe sherre.

Ata kanë hedhur pas krahëve ftohjen që patën me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre i është rikthyer normalitetit. Pas një bisede të zhvilluar në oborr, Kiara e përqafoi Luizin dhe i dha një puthje.

Këngëtari ka premtuar se një sjellje e tillë si ajo e bërë gjatë provës së dhënë nga Big Brother, çka nisi edhe konfliktin mes tyre, nuk do të ndodhte më. Kiara nga ana tjetër pranoi faljen dhe i tha se ajo e di sa i mirë është dhe çfarë ka në zemër, pavarësisht se ai para të tjerëve do të nxjerrë anën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?