Dashuria për Rudinën matet kollaj
Në studion e Rudina Magjistarit sot është vendosur pema e Krishtlindjes. E artë, e shndritshme, gjithë globë e arinj polarë. Për ata që nuk e panë, Rudina postoi një foto ku shkroi “pema ime është më e bukur se e jotja”.
Kaq u desh, lumë komentesh e mijëra like. 219 komente dhe 5487 like për vetëm 12 minuta. Kaq shumë e duan Rudinën. Mjafton një foto me bredh e me festë dhe ajo mbulohet me dashuri. Kurse një foto kaçurrelash e Mias, vajzës së saj të vogël, që ne ende nuk e njohim mirë, e çmend Instagramin.
Me fat Rudina, po të kesh parasysh që publiku ynë nuk para është i prirur të japë shumë dashuri. Ama para ëmbëlsisë së Rudinës dorëzohen të gjithë.
https://www.instagram.com/p/BcXk_e0FpyU/?taken-by=rudinamagjistari