Dasmë e dytë për Klajda Gjoshën? Historia e veçantë e dashurisë dhe një vallëzim LIVE me Ermalin

Politikania Klajda Gjosha ka një histori dashurie shum të veçantë me Ardian Gjonin, të cilën sot e shijojnë bashkë me dy fëmijët e tyre Luis dhe Greis.

Ditën e sotme në ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ajo tregoi detaje të marrëdhënies duke u ndalur pak në fillesat e saj.

Klajda u kthye pas në kohë të tregonte se njohja e saj me Ardianin kishte nisur që në gjimnaz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Klajda Gjosha vallezon me Ermal Peçi! Shijoi te paren, gati per nje dasme te dyte?

Në moshën 15 vjeçare, u vendosën përpara sfidës së largësisë pasi Klajda  shkoi për studime në Angli dhe Ardiani në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fell in love with an alien” është kënga e cila është simbol i historisë së tyre të dashurisë.

“Ka qenë kënga e preferuar e Ardianit dhe kur ishim fëmijë në atë kohë 15 vjeç, flisnim pa fund në telefon. Më kujton netët e gjata kur flisnim në telefon dhe kjo këngë ishte në sfond. U bë dhe kënga ime e preferuar duke mbetur një simbol i atyre netëve pa fund qe ne kominikonim”.

Në këtë rrugëtim të bukur dhe të vështirë nuk kane munguar edhe ndenjat e xhelozisë mes çiftit. Sipas Klajdës, është e pamundur që kur dashuron të mos jesh xheloz. Sa e vështirë ka qenë për to?

Vajza me temperature ndersa ajo ishte ne program. Klajda Gjosha mpihet nga meraku

Për ne të dy është shumë e shenjtë dhe kuptohet që nga momenti që i kemi rezistuar shumë viteve bashkë, duke u kurorëzuar me martesë dhe fëmijë… është sa mijëra fjalë.  Ka pasur momente të vështira, patjetër që po, sepse largësia ndonjëherë krijon edhe keqkuptime të cilat ti I zgjidh ndryshe kur je ballë për ballë”.

Ndërkohë Ermali nga ana tjetër e pyet me shaka,nëse ka pasur ndonjë të pakënaqur në dasmën e saj, që nuk i ka pëlqyer ushqimi.

Nje mami si Klajda Gjosha. Emocionet e dasmes, historise se dashurise, perlotja per babin e ndjere

“Edhe mund të ketë pasur, por unë kam qenë nga ato nuse që qëkur ka filluar dasma dhe deri në fund kam qenë vetëm në pistën e kërcimit. Nuk e di fare se si ka shkuar ushqimi. Ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

E keni menduar ta ribëni?”, e pyet më tej Ermali.

“E mendoj ndonjëherë, por që tani është akoma herët. Tani më shumë se 10 veta nuk na lejohet  kështu që nuk bëhet”.

Klajda ndër të tjera u ndal edhe në dy dashuritë e saj, Luis dhe Greis, për të cilët tha se është arritja më e madhe në jetë. Të qenit edhe pjesë e politkës bën që të jetë e angzhuar dhe mos jetë gjatë gjithë kohës me fëmijët e saj, edhe kur ato janë në momente vështirësie. Ajo ndau për publikun një moment shqetësues që kishte kaluar ditën e djeshme, kur teksa ishte live në një interviste televizve mëson se vajza e saj ishte me temperaturë 39.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?