Dasmë madhështore në Itali, flet Armina Mevlani
Mbrëmjen e kaluar, agjenti i emisionit “ThumbOn” u shpreh se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kishin vendosur datën e martesës së tyre.
Ai tha se çifti i njohur do t’i jepte fund beqarisë këtë pranverë. Madje shtoi se ceremonia do të mbahen në Itali.
Megjithatë, Armina i ka hedhur poshtë të gjitha këto fjalë. Përmes një postimi në “Instagram” blogerja e njohur zbuloi se ende nuk e di se kur do të veshë fustanin e bardhë. Ajo ka shtuar se kur të ketë një datë fikse, do ta tregojë vetë për publikun.
“Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve. Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë. Doja vetëm t’ju sugjeroj të mos besoni gjithçka që dëgjoni”, shkruan Armina.
Më tej shton se dasmë do të ketë por ende nuk dihet se kur.
“Sigurisht që do të ketë dasmë. Por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”, përfundon blogerja e njohur.