Datëlindja e Melanisë, Trump shokon me fjalët: Nuk jam…

Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump dje festoi ditëlindjen e saj të 48-të. Në orët e para të mesditës bashkëshorti i saj telefonoi emisionin e tij të preferuar telviziv për t’i bërë të shoqes urimin special.

Trump e telefonoi emisionin e tij të preferuar televiziv për punët e tij, por prezantuesit e këtij emisioni nuk ndenjën dot pa i bërë presidentit disa pyetje “pikante” për ditëlindjen e të shoqes. Kështu që nga sikleti, Trump bëri ç’bëri dhe ja uroi Melanisë 48-vjetorin publikisht.

Por çfarë i bëri ai dhuratë zonjë së parë për ditëlindje?

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet, se ata që e patën afër presidentin në atë moment e vunë shumë mirë re se sa shumë u skuq ai në fytyrë kur i drejtuan këtë pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Më mirë le të mos i hyjmë kësaj teme pasi mund të më fusni në telashe. Ndoshta nuk i kam marrë ndonjë gjë të madhe, ndoshta ca lule dhe një kartolinë. Ju e dini që jam shumë i zënë për të vrapuar pas dhuratave apo jo?!”

Mos vallë Trump-it i kishte dalë tërësisht nga mendja ditëlindja e të së shoqes dhe e gjitha kjo ishe një përpjekje për të drequr situatën?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?