David dhe Victoria Beckham shesin shtëpinë luksoze
David dhe Victoria Beckham janë duke u përgatitur për një kapitull të ri në jetën e tyre, pasi shitën shtëpinë e Beverly Hills.
Çifti raportohet se shiti pronën e tyre për 33 million dollarë, 11 milionë dollarë më shumë sesa paguajtën kur e blenë në vitin 2007 sipas TMZ.
Prona luksoza ka 6 dhoma gjumi, 9 banjo, një bibliotekë dhe pishinë ku çifti ka jetuar me katër fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, kur Davidi luajti për ekipin e futbollit L.A. Galaxy.
Edhe pse familja që nga ajo kohë është zhvendosur në Londër, ku ata zotërojnë një pronë luksoze në Holland Park, ata rregullisht kthehen në Los Anxhelos gjatë pushimeve të shkollës dhe ku kalojnë disa javë në shtëpinë e tyre verore.
Megjithatë, familja Beckham do kërkojë një shtëpi të re në Miami, pasi Davidi po përgatitet për nisjen e ekipit të tij të ri të futbollit, Inter Miami.
KOHA JONË SONDAZH

