De Rossi dhe gruaja, gjest human. I gjenden pranë Italisë

Daniele De Rossi vihet në ndihmë të Romës dhe Italisë në luftën kundër koronavirusit. Ish-mesfushori verdhekuq shkoi këtë mëngjes në spitalin San Camillo me gruan e tij, Sarah Felberbaum, për të dhuruar gjak. Këto janë fjalët e tij ”Në këtë periudhë emergjente që po përjetojmë, ka një mungesë të madhe të gjakut, në Itali dhe Lazio. Ekziston një siguri e madhe, mjekë të pajisur, me struktura të specializuara për të mirëpritur donatorët. Mesazhi im është: ”mos ki frikë”.

SHKARKO APP