Debat i fortë mes Drenushës dhe Xhenetës, por banorët e shohin si lojë
Një debat tejet i fortë është zhvilluar mes Xhenetës dhe Drenushës. Shkak u bë ndarja e buxhetit, si dhe një kërkesë e Drilonit, të cilën Drenusha ia plotësoi e që Xhenetës nuk i erdhi aspak mirë.
Xheneta i ka reaguar më pas Drenushës duke konsideruar se me atë kërkesë po e shpenzonte kot buxhetin. “Nuk ja bleve vetëm konfleksat por edhe bananet Drilonit”, i tha Xheneta.
Ndërkohë, Drenusha me ashpërsi ia ktheu Xhenetës, e cila i kërkoi të jetë më njerëzore. “Po kush je more ti me vendos ër këtë sen, 5 javë ditë djali nuk ka porosit asgjë. Bëhu pak më njerëzore”, i tha Drenusha me një ton të lartë. Debati i tyre vazhdoi tutje për çmimet e produkteve ushqimore në prani të banorëve të tjerë, të cilët nuk është se e besuan shumë këtë përplasje.