Debati Nano-Bejleri, moderatorja kosovare jep një leksion me pamjen e saj (FOTO LAJM)
Në ditët e fundit në Shqipëri ka shpërthyer një debat i ashpër, teksa gazetari i njohur Mustafa Nano, ka kritikuar ashpër dy moderatoret e Supersport, Ilda Bejlerin dhe Bora Zemani për veshjen e tyre. Ditën e djeshme Ilda i është kundërpërgjigjur ashpër me disa krahasime me disa moderatore në Itali.
Gjithsesi duke anashkaluar këtë temë, një gazetare në Kosovë, Vlera Jusufi së fundmi ka nisur një program të ri në “Super Sport Kosova”. “Sporttalk me Vlerën” quhet programi i ri i saj, por kjo nuk është eksperienca e parë në modelimin e programeve sportive.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara prej saj, Vlera ka një stil shumë ndryshe veshje, edhe pse ka një trup mjaft elegantë dhe është një ndër femrat më simpatike në Kosovë. Një model ndryshe që Vlera ka vendosur për të treguar se mund të bësh gazetari dhe pa u ekspozuar. /Rozalb Lika- Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

