Degradon situata në Big Brother/ Sherre mbi tavolina, Ervini dhe Olsi pështyjnë Damianon
Ka degraduar në fjalor rrugësh dhe gjeste të papranueshme loja që po bëhet nga banorët e Big Brother.
Ervini ka nxitur Olsin për debat duke i treguar për shakanë me letrat e tualetit dhe se kanë tallur Olsin duke e quajt brumë duke qenë se ai bën brumin.
Olsi nevrikoset shumë dhe vendos t’ua hedhë brumin e bukës.
Olsi hedh brumin i fryrë nga Ervini dhe i thotë banorëve se janë bukëshkelur duke hipur në tavolinë dhe e shkelur atë këmbëzbathur.
Pas këtij gjesti ngrihet Damiano dhe thotë se janë si dy gangsterë lagje.
“Tipik i ata dy gangsterët e lagjes që kanë si synim të zihen më të gjithë. T’ju vijë ti vijë turp se jeni dy metra dhe keni 0 tru”, u thotë Damiano, ndërsa Kei përpiqet që ta qetësojë.
Ndërsa Damiano vijon debatin me Olsin, Ervini shkon të provokojë Danjelin, provokim nga i cili ai nuk acarohet pavarësisht gjesteve të tepruara nga Ervini.
Por duket se në fund Ervini dhe Olsi e kanë humbur toruan duke e pështyrë Damianon, i cili ka arritur të jetë i duruar dhe nuk ka reaguar ndaj këtij gjesti të turpshëm.
Ndërkohë që stafi i Big Brother ka paralajmëruar dënime të rënda për banorët mbrëmjen e së shtunës ku nuk përjashtohen edhe largimet.