Deklarata e Amosit në ”Big Brother Albania Vip 2” shokon rrjetin, njerëzit revoltohen

”Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të mbajë të mbërthyer një popull dhe të gjithë komentojnë çdo lëvizje të banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Një deklaratë e aktorit Amos Muji Zaharia është bërë virale në rrjete sociale dhe po kritikohet jo pak për mesazhet që përçon në publik, që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe shantazhin.

Në një bisedë me Kristin ku duken sikur flasin për Luizin dhe i referohen debatit të këtij të fundit me Kejvinën, Amos shprehet se do ta merrte, do ta zhvishte lakuriq, do e xhironte dhe do e detyronte të kërkonte falje.

Njerëzit kërkojnë që kjo deklaratë të sqarohet gjatë programit nesër. Të shumtë janë ata që kritikojnë Amosin.

Biseda:

Kristi: Ça do i bëje? Do e vrisje?
Amos: Jo, nuk do e vrisja.
Kristi: Atëherë?
Amos: E di unë ça do i bëja.
Kristi: Ça do i bësh?
Amos: Atë që meriton. E di ça do i bëja? Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja dhe do i thoja ‘Kërko falje’. Edhe pastaj shikoje ti, i jep më gojës.
Kristi: S’do ndodhë gjë mo.
Amos: Unë s’po them do i fus plumbin kokës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @luizkryefjala

SHKARKO APP