Deklarata shokuese e Robertit për gratë: Sa më shumë gabime bëni, rritet numri i dashnoreve
Këngëtari Robert Berisha në intervistën e tij më të fundit ka bërë deklaratën më seksiste. I ftuar në emisionin “Prive”, Roberti foli gjatë e gjerë për të ashtuquajturat “dashnore”, të cilat ai i konsideroi një bekim. Sigurisht që deri këtu nuk ka asgjë të keqe! Por deliri fillon në momentin që ‘burri i Nora Istrefit’ ia vë fajin bashkëshortëve se meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore. Sipas tij, nëse burri e mbush frigoriferin dhe u siguron kushte të mira për të jetuar fëmijëve, atëherë gruaja duhet të bëjë pjesën e saj për të kënaqur dëshirat e burrit të saj. Madje ai shkon më tej duke u shprehur se në të gjithë portretin familjar që ai përshkroi, fajtore është gruaja që burri nis një lidhje jashtë martesës së tyre. “Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve”.
Deklarata e plotë
“Mos na lënë zoti pa to. Nuk po i këndoj drogës, as kazinos, as gjërave të tjera. Për momentin dashnore s’kam, jam aq i zënë me punë. Nesër, pasnesër nëse e bëj një, ishalla kemi me shkuar mirë. Ata që kanë dashnore dhe kanë gratë e tyre…se në këtë rast gratë mund të më marrin inatin, ‘kqyre pisi çfarë foli’… Po ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Hiç, sa më pak fjalë, rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush. Ky ishte mesazh për gratë.