Demi Rose prezanton të pasmet me kominoshe ndriçuese
Ajo ka shprehur dëshirën për t’u “hedhur” nga modelimi në aktrim. Dhe Demi Rose gjithnjë di të tërheqë vëmendjen me format e saj mbreslënëse, sidomos gjatë një daljeje natën në Ibiza. Modelja 23 vjeçare e Instagram-it, e veshur me kominoshe që nuk lënë shumë vend për imagjinatë, tregon një trup “orë rëre” fantastik.
Pa të brendshme në pjesën e sipërme të trupit, Demi tregon një bust të admirueshëm, ndërkohë që e gjithë vëmendja shkon tek vithet e saj të bëshme. Demi kishte krijuar disa onde të këndshme brun dhe në fytyrë kishte aplikuar një makiazh shumë të këndshëm. Demi, e cila është e njohur për “figurën e saj vrasëse”, kohët e fundit zbuloi sekretet në kuadrin e saj të famshëm me MailOnline.
Ajo tha për regjimin e saj të fitnesit: “Përpiqem të mbaj veten sa më shëndetshëm që të kem mundësi. Duke qenë se udhëtoj, është e vështirë të punosh për trupin, por përpiqem t’i qëndroj rutinës sime.” Gjithsesi, ajo i këshillon ndjekësve të saj një dietë strikte, duke shtuar: “Çdokush thotë se jam njeriu më i shëndetshëm që njohin. Gjëja më e yndyrshme që konsumoj janë arrat dhe gjalpi i kikirikut.”
“Fiziku im merr shumë shpejt kile. Çdo gjë jo të mirë që mund të ha, trupi im e shton në kile. Kjo do të thotë që nuk ka torta ditëlindjeje”! Ndërkohë që brunia njihet për ‘drithërimat’ që përçon në rrjetet sociale, Demi kohët e fundit ka rrëfyer se aktrimi është kariera e saj e dëshiruar, në vend të modelingut.
Ajo tha për “The Sun”: “Filmat kanë qenë gjithnjë një pasion i imi, që kur isha në shkollë. Por një tjetër ambicie është të bëhem një vajzë Bond, pasi e dashuroj stilin dhe joshjen që kanë ata filma”.


KOHA JONË SONDAZH

