Dënohet Stresi, sulmoi Leonard Bombaj dhe e quajti pedofil
Stresi është padyshim nga ata personazhe që futet vazhimisht në telashe me policinë. Pas disa arretimesh dhe një arratisjeje spektakolare nga komisariati, reperi duket se është përballur tanimë me gjykatat.
Reperi e ka gjetur veten në karrigen e të akuzuarit pasi një vit më parë, i hodhi një kovë me ujë të nxhetë Leonard Bombaj.
Përplasja ndodhi në një aktivitet të mbajtur në Tiranë dhe reperi e ka quajtur regjisorin “pedofil”. Stresi akuzoi Bombaj se kishte përdhunuar aktoren Ajsi Xhaxhaj, e cila ka qenë pjesë e “Kripmjaltëzave”.
Pas kësaj ngjarjeje, Bombaj ka bërë një kallëzim në prokurori kundër Stresit.
Edhe pse menduan se ngjarja ishte e harruar, ditën e sotme Gjykata ka dënuar Stresin me 70 mijë lek gjobë për akuzat e fyerjes dhe shpifjes. Sipas gjykatës reperi ka 6 muaj kohë për të shlyer gjobën e vendosur.
KOHA JONË SONDAZH

