Deputeti Balliu: Ilda Bejlerin e kam vetëm shoqe

Deputeti i PD në qarkun e Pogradecit, Klevi Balliu ishte dje i ftuar në “Ditë e Re” në “Ora News”, ku u prek pak tema e një lidhjeje të mundshme me moderatoren e sportit, Ilda Bejleri. I pyetur nga prezantuesi i emisionit, Balliu ka sqaruar se me bukuroshen Bejleri janë vetëm miq. Klevis Balliu: “Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme. E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, sepse para se të fillonte Ilda nuk ka patur shumë vajza që flisnin për sportin, është super gocë, e kam shumë shoqe, është shumë e bukur, por nuk është ajo që raportohet”. Thashethemet për një lidhje të mundshme midis të dyve kanë kohë që qarkullojnë nëpër portalet dhe faqet rozë të shtypit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?