Deputeti i PD-së së shpejti baba për herë të tretë

Agron Shehaj është një nga politikanët më të diskutuar, kjo si pasojë edhe e përfshirjes që ka në biznes. Edhe pse jeta e tij është e ndarë midis këtyre dy fushave, Shehaj gjithmonë ka pohuar se nuk bën jetë pasaniku.

Burime për ”Bluetooth” kanë zbuluar se deputeti dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të ëmbël. E shoqja e Shehaj është shtatzënë e pritet që të lindë fëmijën e tretë në muajin gusht. Mesa duket, kjo verë nuk do t’i gjejë duke bërë pushime, pasi deputeti pret të bëhet baba. Shehaj e ndan kohën mes qyteti të Vlorës dhe Italisë, ku ka familjen.

Sapo gjen kohën, ai udhëton për tek ata. ”Në familje flitet shqip. Fëmijët kanë lindur në Itali, gjuha e tyre kryesore është italishtja por duhet të mësojnë e dhe gjuhën e prindërve. Origjina nuk duhet harruar kurrë”, shprehet biznesmeni i suksesshëm për dy fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti ka preferuar që në daljet në media apo në intervista të ndryshme të mos prononcohet për aspektin e pasurisë dhe në një farë mënyre të mbajë larg jetën private, megjithatë ne urojmë që fëmija të vijë shëndetplotë e të ketë jetë të gjatë. /G.SH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?