Deputetja 23-vjeçare i jep fund beqarisë, bëhet nuse (FOTO/VIDEO)

Edhe pse vetëm 23-vjeçe, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, ditën e sotme i ka dhënë fund beqarisë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është martuar me Erblin Maliqin. Ajo mori vëmendje me dukjen elegante e po ashtu edhe me stilin e ri të flokëve.

Adelina u zgjodh deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e PDK-së, por që vetëm pas pak kohe kaloi në LVV.

Vota e saj ishte në mesin e atyre që dolën të ishin vendimtare për krijimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

SHKARKO APP