Dermatologia e Markle zbulon këshillat që i ka dhënë për lëkurën para martesës

Përpos flokëve me volum, çka dallon më së shumti tek Markle është edhe lëkura e shndrritshme dhe e kuruar. Në një nga intervistat e saj të mëparshme, Meghan ka thaksuar se ia di për nder dermatologes së saj për mollëzat e mirëformuara, të dallushme sidomos gjatë buzëqeshjes. Nichola Joss ka zbuluar këshillat që i ka dhënë aktores para ditës së madhe me Princ Harry-n.

“Nëse keni një lëkurë problematike ose me predispozita për formimin e herë pas hershëm të akneve, atëherë është realisht e nevojshme që të nisni një rutinë të rregullt kujdesi pesë muaj para ditës së dasmës”, ka treguar fillimisht Joss. Ajo ka theksuar se nevojitet masazh i përditshëm i fytyrës, pasi kjo ndihmon jo vetëm në eleminimin e tensionit të lëkurës, por gjithashtu rinovon edhe qelizat e vdekura. “Sa për metodat korrektuese apo me lazer, nuk janë të rekomandueshme, sidomos nëse po afron data e dasmës. Dëmet apo irritimet e paparashikuara shpesh mund të shkaktojnë pasoja të pakthyeshme pas”, ka theksuar Joss.

Ajo ka rekomanduar kryesisht masazhin me vajin e posaçem të fytyrës, për një lëkurë të mahnitshme si të Meghan Markle. Epo, nuk është e vështirë, apo jo?

SHKARKO APP