Detajet e shumëpërfolura të fustanit të Neslihan Atagul
Showbiz E Hënë, 19 Korrik 2021 14:24
Në tapetin e kuq të Çmimeve Golden Butterfly, një nga veshjet më të diskutuara ishte ajo e Neslihan Atagul. Aktorja e “Dashuri e pafund” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve tek parakalonte para fotografëve.
Fustani i Neslihan ishte disenjuar nga Hakan Yildirim, të cilit i mori plot tre javë për ta përfunduar.
Ky fustan ishte i mbuluar i gjithi nga gurë Swarovksi dhe peshonte 6 kilogramë.