Detajet/ Si u gjet modelja pa ndjenja dhe e lidhur me litarë në jahtin e miliarderit

Një modele australiane është gjetur e vdekur në jahtin e një miliarderi. Mendohet se vdekja e 20-vjeçares erdhi pas një ndarje të keqe me të dashurin. Ajo u gjet pa ndjenja dhe e lidhur me litarë në orën 1:45 të mëngjesit në jahtin “Mayan Queen IV” të ankoruar në ishullin grek Argostoli.

Sinead McNamara është parë duke u ngushëlluar nga një kolege vetëm 15 minuta para se trupi i saj të gjendet në pjesën e pasme të jahtit 190 milionë dollarësh.

Momentet e fundit të jetës së saj janë filmuar nga kamerat CCTV të vendosura brenda në jaht, të cilat thuhet se janë nën hetimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët kanë fakte si fotografi dhe mesazhe, por ende nuk kanë konfirmuar arsyen e vdekjes. Disa anëtarë të ekuipazhit i thanë policisë se ajo po luftonte me një ndarje me zënka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Modelja tepër e famshme në Instagram besohet të jetë hedhur nga jahti në orët e para të së premten, pak minuta pas një bisede me një rojë sigurie.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?