”Detyra u përfundua”, çfarë ”loje” bëri Atilla Kardesh me Olsa Muhametin?
Atilla Kardesh doli nga gara në ”Big Brother Kosova Vip 3” ende pa u bërë 48 orë, duke lënë shumë me pikëpyetje. Pasi u largua nga shtëpia e famshme, Atilla tani ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram. “Detyra u përfundua”, shkroi Kardesh në postimin e tij në ‘InstaStory’. Ajo që habiti të gjithë është postimi në sinkron me producenten ekzekutive të këtij edicioni, Olsa Muhameti. Ajo bëri postimin e njëjtë sikurse të Atillës, disa orë më parë; dhe pasi u kumtua lajmi që ky i fundit do ta lë përfundimisht garën.