Dhuarata, e nxehtë për fundvit
Këngëtarja Dhurata Ahmetaj, përpos angazhimeve në muzikë, këto ditë është duke e realizuar edhe një foto sesion me fotografin e njohur Veton Osmani. Dhurata si gjithmonë në top-formë duket edhe në këto foto të cilat është duke i realizuar në Prishtinë.
Me një veshje provokative Dhurata me këto foto siç duket do t’i bëjë edhe më të ngrohta festat e fundvitit, Për t’u dukur bukur në këtë fotosesion për Dhuratën janë kujdesur Arbër Bytyqi për grimin dhe Aisha për styling. Dhurata ende po shijon suksesin e këngës “Shumë o’ ka ma don“ në bashkëpunim me Bleron e cila ka kaluar shifrën e klikimeve mbi 2 milionë në kanalin Youtube.