Di gjithçka për Antonetën? Lulzimi befason me përgjigjet (VIDEO)

Rubrika “Përputhen” në emisionin “E Diell”, çdo javë po bëhet edhe më dinamike. Një afeksion për njëri-tjetrin duket se kanë krijuar edhe Antoneta me Lulzimin, aq sa dhe publiku përmes një sondazhi të ngritur nga emisioni në rrjete sociale, kishin preferuar që kjo dyshe të përfundonte së bashku.

Për të vërtetuar se sa “çiftet e krijuara” e njohin njëri-tjetrin, drejtuesit e emisionit kishin vendosur që të testonin djemtë, duke i pyetur në lidhje me pëlqimet dhe hobit që kanë “partneret” e tyre dhe e gjitha kjo ishte e regjistruar me anë të një video.

Para se video të shfaqej, Antoneta u shpreh se pret që Lulzimi të ketë bërë shumë gabime, pasi ato në takimet që kanë bërë së bashku, nuk kanë folur lidhur me preferencat e tyre. Mirëpo, përgjigjet e Lulzimit duket se e lanë “pa fjalë” Antonetën por jo vetëm, pasi të gjitha ishin të sakta.

Di gjithçka për Antonetën? Ja çfarë zbulon Lulzimi në sfidën e PërPuthen “E Diell”, 29 Mars 2020

SHKARKO APP