Diçka e paska penguar deri tani, Dren Abazi: Në 2018-ën do martohem

Dren Abazi është mjaft hermetik për jetën private, ndaj edhe pyetjet jashtë muzikës, nuk i ka fort qejf. Po kush shpëton paq përballë Ervinit në Top Magazine?

Radha këtë herë ishte pikërisht e Drenit, i ftuar mbrëmjen e sotme për të promovuar koncertin e tij recital “Mes Yjesh”, më 28 dhjetor në sallën e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Pasi rrëfeu për projektin e tij të fundit, Dreni nuk shpëtoi nga pyetjet për jetën private. Ndërsa Ervini nisi ta ngacmonte në lidhje me martesën, Dreni tha se nuk është martesa gjëja që ai mendon gjithë ditën: “Por ndonjëherë e mendon”, – ia kthen Albani si për ta nxitur të zbulojë ndonjë gjë më shumë: “Por kur të vijë, le të vijë, po s’është që unë e bëj plan…” – tha Dreni.

Por Ervini e vazhdon më tej ngacmimin, duke i treguar Drenit se Genta (e ftuara tjetër e programit) është 35 vjeç dhe ka tre fëmijë. I zënë ngushtë, këngëtari tha se ai e ka pak të pamundur për shkak të punës që bën, është gjithmonë në lëvizje.

Gentiana Beqa, Kampione e Botës në kategorinë “Women’s Wellness Fitness”): “Unë mendoj që akoma nuk e ka gjetur një vajzë që ia lëviz zemrën”, – tha ajo dhe pas kësaj deklarate, Dreni ia hodhi: “Ta dha përgjigjen” – iu kthye ai Ervinit, por ky i fundit nuk kënaqet lehtë nëse nuk merr përgjigjen që do. Deri në fund, pasi mori premtimin nga këngëtari: “Në 2018-ën do martohem…” – tha Dreni me humor.

SHKARKO APP