Dieta e Lori Hoxhës
Në një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Lori Hoxha tregoi se nuk ha mëngjes dhe rutina e mëngjesit konsiston vetën në: 1 litër ujë + një kafe americano. Lori u shpreh se nuk ha ushqim për 16-18 orë në ditë. Njihet si Intermittent Fasting (IF agjërim i ndërprerë). IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet të hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.
Metodat e IF:
-Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftueshëm nga ora 11:00 – 19:00 pastaj agjëroni për 16 orë.
–Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin fasting për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.
-Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kalori gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.
Përfitimet shëndetësore
-Humbje në peshë: IF ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.
-Insulina: Intermittent Fasting ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.
-Lufta me kancerin: studimet te kafshët kanë vërtetuar se Intermittent Fasting mund të parandalojë kancerin.
-Shëndeti i trurit: rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.
-Efekti anti-plakje: redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryera te minjtë arritën në përfundimit se pas IF, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.