Dikur 95 kilogramë, Fifi tregon si humbi peshë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi , ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për eksperiencën e saj të humbjes në peshë, proces që ka nisur muaj më parë dhe është ende duke vijuar.

Ajo tregoi se si dy vjet më parë nisi të shtonte në peshë për shkak të jetës së natës dhe mos respektimit të orareve e si pasojë brenda tre muajve fitoi 20 kilogramë. Fifi tregoi se në atë periudhë ka qenë shumë e stresuar dhe e mbingarkuar psikologjikisht, ndërkohë që kishte nisur edhe presioni nga të tjerët që i kërkonin të dobësohej.

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi ajo duke qeshur. Fifi zbuloi se në atë kohë ka qenë plot 95 kilogramë, ndërkohë tani ka humbur 10-12 kile e rezultati është mëse i dukshëm.

SHKARKO APP