Disa orë para ceremonisë, ja kush janë pretendentët për çmimet “Oscar 2022”
Pas mesnate me orën shqiptare, do të mbahet ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve “Oscar 2022”. Eventi i cili do të mbahet në Hollivud Bulevard do të prezantohet nga Emi Shumer, Uanda Sajks dhe Rexhina Holl. Mes filmave konkurrues janë dhe ata europianë, ku britanikët kryesojnë listën e të nominuarve.
Keneth Branah me filmin e tij autobiografik “Belfast”, ku flet për fëmijërinë në Irlandën e Veriut dhe konfliktet mes katolikëve dhe protestantëve, ka marrë 7 nominime, përfshi atë për Filmin më të mirë dhe Regjisorin më të mirë
Për çmimin aktorja më e mirë, Olivia Kolman është në garë për një “Oscar” të dytë për rolin e saj të një nëne të divorcuar, bazuar në romanin e Elena Ferrantes, e kaluara e së cilës rishfaqet në mjedisin e bukur dhe mashtrues të ishujve grekë.
Edhe aktorja Penelope Cruz është mes pesë finalistëve për të marrë çmimin për rolin e saj në filmin “Mamatë Paralele”, të Pedra Almodovar, film i nominuar edhe për kolonën zanore më të mirë, nga kompozitori Alberto Iglezias
Ndërkohë bashkëshorti i saj, Havier Bardem është i nominuar për çmimin Aktori më i mirë për rolin e tij në filmin biografik “Being the Rocardos”, përkrah Nikole Kindman, ku do ketë përballë favoritin për këtë çmim, britanikun Benedikt Kambërbeç për rolin e tij në filmin “The Power of The Dog”, i cili kryeson listën e nominimeve me 12 të tilla.