Diskutohet në studion e BBV debati i ashpër Juli-Egla, komenti i Sarës nevrikos aktoren

Debati i ashpër mes Julian Dedës dhe Egla Cenos disa orë pas hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP 3 është diskutuar këtë mbrëmje në prime.

Egla: Një njeri që është mësuar të mos rrijë me shumë njerëz rrotull, ndihem shumë e hallakatur, jam mësuar të rri në një vend në kontroll gjithmonë, unë jam shumë e përgatitur, por nuk e ndihmoj dot vetë apo të tjerët në disa rregulla që nëse qëndron në një komunitet duhen respektuar.

Juli: I ka shërbyer si leksion se tani dalin të gjithë me mbathje dhe s’i bën përshtypje.

Egla: Nuk dalin me mbathje. Unë do t’i rri asaj që thashë. Duke qenë shumë veta në një dhomë që flemë, komunitet i ri, e kam thënë në klip brenda dhomës së rrëfimit, unë këtu nuk jam në një shfaqje, jam në një bashkëjetesë.

Juli: Nuk ka qenë tendencë.

Sara: Këtu duhet të bëhesh gati për gjithçka, mbathjet është minimali.

Egla: Ti zgjidhim një nga një hallet.

Sara: Juli e ka bërë për ta përgatitur Eglën.

Heidi: Ajo është femër që është me edukatë, e kuptoj këndvështrimin e Eglës.

Meri: Nuk e kam parë të axhituar, kam shumë respekt, instikti për t’u ushqyer më bëri të pyes. Ka ato disbalancat e veta, mendoj që është një njeri shumë pozitiv, unë e pranoj ashtu siç është, më pëlqen.

SHKARKO APP