Dita e madhe po afron/ Detaje nga dasma mbretërore e princ Harry-it dhe Meghan Markle

Dhe pak kohë na ndan nga dasma madhështore e Meghan Markle dhe princi Harry-t. Të gjithë mediat botërore janë ‘sy e vesh’ për të zbuluar detaje nga dasma mbretërore, që do të zhvillohet më 19 maj.

Mediat britanike kanë dhënë shumë nga detaje nga ceremonia martesore, e cila do të zhvillohet mesditën e së shtunës. Çifti mbretëror do të kurorëzohet nga kryepeshkopi i Canerbury-it.

Ceremonia do të mbahet në ‘Kështjellën Windsor’, ku Princi Harry u pagëzua. Në orën 13:00, çifti mbretëror do udhëtojë me një karrocë në të gjithë kështjellën. Pritja do të bëhet në sallën e ‘Shën Gjergjit’, një dhomë 180 metra e gjatë ku realizohen mbrëmje të mëdha shtetërore shkruan Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja mbretërore do paguajë të gjitha shpenzimet e dasmës , ku torta e veçantë me lule do bëhet nga pastiçierja më e mirë në Londër, Claire Ptak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në darkë, Princi Charles do mbajë një pritje private për familjen dhe miqtë e ngushtë të çiftit. Ceremonia e madhe e dasmës do të transmetohet me pamje direkte nga mediat britanike që janë ftuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?