Ditë zie për Flori Mumajesin, këngëtari shqiptar humb nënën

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, mamanë e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Top Albania Radio nga burime të afërta të familjes.

Mësohet se ditën e sotshme nëna e tij, po përcillet për në banesën e fundit.

Kujtojmë se disa ditë më parë Flori është fotografuar në një kafe pranë spitalit ku ishte shtruar nëna e tij, për shkak të problemeve me zemrën. Mesa duket, e ndjera nuk ka mundur t’i shpëtoj kësaj dhimbjeje…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?