Ditëlindja e ish-guvernatorit të BSH-së, Erik Fullani: Dua të bëhem si ti baba
Ish-guvernatori i Shqipërisë Ardian Fullani feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i djalit të tij, Erik.
Ai i ka dedikuar një mesazh emocionues në Instagram ku shprehet se është shumë me fat që është djali i tij.
Erik gjithashtu thotë se çdo ditë të jetës së tij e shpenzon që ta bëjë krenar dhe që të bëhet si ai.
“Kam lindur me fatin më të madh në botë që jam çuni jot. Do ta kem për nder gjithë jetën të jem djali i Ardian Fullanit .
Çdo ditë e shpenzoj duke u munduar të të bëj krenar baba, të bëhem si ty baba, një shok i mirë si ty, një njeri i drejtë si ty, me besim të madh në Zot si ty, një burrë për familjen si ty, mirënjohës si ty, trim e sedërli si ty baba.
Të ruaj mbiemrin dhe traditat e shtëpisë sonë të madhe siç bënë të parët tanë. Gëzuar Ditëlindjen!”