Ditëlindja e parë si baba, publikohen fotot e Mc Kreshës krah bashkëshortes

Reperi i njohur, Mc Kresha, feston sot 36-vjetorin e lindjes. Ndryshe nga vitet e tjera, kjo ditëlindje është mjaft speciale për reperin, pasi ai feston për herë të parë si baba.
Reperi e ka festuar në Kanada, pranë bashkëshortes Erzinës dhe familjarëve.

Prive.al ka arritur të sigurojë fotografi nga festa familjare. Torta ka qenë me stemën e ekipit të futbollit Arsenal, skuadra e preferuar e Kreshës.

Ndërkaq, nuk dihet edhe për sa kohë do të qëndrojë reperi në Kanada por marrë shkas edhe nga situata me pandeminë që i ka pezulluar koncertet këtë vit. Megjithatë me siguri ai po i shijon shumë këto ditë krah Erzinës dhe vajzës Iza.

SHKARKO APP