Ditëlindje në kohë lufte, si festoi Eneda Tarifa?
Ditën e djeshme, Eneda Tarife ishte në një lidhje ‘Skype’ tek “Rudina” për të folur mbi ditët e karantinës dhe sesi e festoi ditëlindjen në izolim.
“Mamaja ime kishte përgatitur një kek nga ai që unë e kam pasur qejf gjithmonë… ajo ishte pak e shumë ceremonia sepse nuk kishim mundësi të dilnim se na qëlloi dhe e shtunë e diel. Disa dhurata të vogla, dhe nga Aria, një tufë me lule virtuale të vizatuar në A4, që mua mu duk si tufa më e bukur e luleve të vërteta ndonjëherë”. Gjithashtu ajo ka treguar se në këtë ditë, miqtë e saj nuk kanë harruar ta urojnë dhe surprizojnë me mesazhe dhe me një tufë me lule. “Dhe në kohë lufte, kush e do e gjen mundësinë për ta kënaqur tjetrin qoftë dhe me gjëra të vogla”.