Diva Show: Eneda, Irma, Rovena dhe Besa në koncert

Data 16 maj do të përkojë me koncertin recital të 4 divave të vërteta të muzikës shqiptare.

Irma Libohova, Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa dhe Rovena Dilo do të vijnë së bashku në një koncert live duke na sjellë repertorin e tyre me të cilin jemi rritur. Lajmin për koncertin e ka dhënë vetë këngëtarja Irma Libohova,e cila ka shkruar në rrjete sociale:

“Për herë të parë Irma, Rovena, Eneda dhe Besa vijnë në një recital madhështor Live! Një udhëtim magjik ndër vite me hitet më të njohura, në shoqërimin e orkestrës simfonike, nën drejtimin e Elton Dedës. Performancat më moderne e artistike do ju rrëmbejnë mbrëmjen e 16 Maj, Ora 20:00. “Divas Live” në Pallatin e Kongreseve”,-përfundon Irma në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?