Divorcohen Johnnyn Deep dhe Amber Heard

Ylli i kinematografisë amerikane Johnny Deep dhe aktorja Amber Heard i kanë dhënë fund përfundimisht martesës së tyre, pas disa muajsh grindjesh mbi kushtet e divorcit .

53 vjeçari ka pranuar t’i paguajë ish bashkëshortes së tij një shumë prej 7 milionë dollarë, të cilën aktorja ka deklaruar se do t’i japë për bamirësi.

Heard ka mbajtur gjithashtu edhe dy qentë e çiftit Pistol dhe Boo të cilët u bënë pjesë e një skandali në vitin 2015-të, pasi aktorja i mori ata në mënyrë ilegale nga Australia.

Aktorja 30 vjeçare e ka akuzuar Deep për ushtrim të dhunës fizike ndaj saj gjë të cilën aktori e ka mohuar.

Ajo madje ka deklaruar në gjykatë se aktori e ka gjuajtur edhe me celularë në fytyrë gjatë një zënke Shkurtin e vitit të kaluar.

Çifti i aktorëve të cilët nuk kanë asnjë fëmijë së bashku u martuan para 18 –të muajsh me njëri-tjetrin.

Johnny Deep ka dy fëmijë me këngëtaren dhe modelen franceze Vanessa Paradis.

SHKARKO APP