DJ Avicii kishte operuar tëmthin dhe apandesitin

DJ suedez, i njohur ndërkombëtarisht me nofkën Avicii, i cili ka bashkëpunuar me Madonnën dhe grupin “Coldplay”, u gjet i pajetë në Oman, një ndarje tragjike në moshë shumë të re, vetëm 28-vjeç. Superhitet e tij “Wake Me Up”, “Hey Brother” e së fundi edhe “Lonely Together” me Rita Orën, kanë pushtuar zemrat e shumë dashamirësve të muzikës elektronike/dance.

Avicii është ndeshur me disa probleme shëndetësore gjatë së kaluarës, teksa thuhet madje se ka hequr fshikëzën e tëmthit dhe apandesitin në vitin 2014. Sipas raportimeve të medieve të huaja, dyshohet se shkak të jetë bërë konsumi i tepërt i alkoolit. Pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore, ai njoftoi tërheqjen nga turet e tij muzikore në vitin 2016.

“E di, kam qenë i bekuar që kam mundur të udhëtoj anembanë botës për të performuar muzikën time, por më ka mbetur shumë pak nga jeta e personit real që fshihet pas artistit që njihni ju”, do të shprehej asokohe Tim Bergling. Megjithatë, ai u duk se nuk u dorëzua, teksa iu rikthye sërish studios për të publikuar një tjetër këngë, të titulluar “EP” në vitin 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht kjo këngë ishte nominuar për garën e “Billboard Music Awards”, për albumin elektronik më të mirë, vetëm pak ditë para vdekjes së tij. Shumë artistë të tjerë të kësaj rryme shfrytëzuan rrjetet sociale për t’i bërë nderimet Berglingut, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?