Dj Blunt sulmohet me thikë në mes të Prishtinës, ja gjendja e tij
Mbrëmjen e djeshme qarkulloi lajmi se reperi Edon Dedi, i njohur për publikun si DJ Blunt ishte therur me thikë në mes të Prishtinës.
Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga policia, konkretisht nga Agron Borovci, zyrtar në Policinë e Kosovës.
Në njoftimin e forcave blu thuhet:
Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka ndërmarrë veprimet të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë. Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetën.”
DJ Blunt kohët e fundit ka nisur një “sulm” nëpërmjet internetit kundrejt pjesëtarëve të “Nesër Music” dhe atyre të “Redbox”, por nuk dihet ende nëse therja e tij me thikë ka lidhje me ofendimet e tij nëpër rrejtet sociale.
Deri më tani Dj Blunt nuk është prononcuar për asnjë media.
KOHA JONË SONDAZH

