Djali i Ardit Gjebreas bëhet romantik, ja çka i thotë të fejuarës së tij
Vetëm pak ditë më parë djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, Joni u lidh në fejesë me të dashurën e tij Merlin Haxhiymeri në një ceremoni mjaft të bukur familjare.
Pas kësaj fejese çifti është duke shijuar disa ditë në Romë dhe mesa duket Joni ka përfituar nga rasti për ti bërë të ditur asaj sesa ai e do.
“Të premtoj se do të jem gjithnjë pranë teje dhe se do të bëj çdo ditë të jetës tënde të bukur dhe të lumtur,” – përfundon Joni. Mesa duket Joni është shumë më romantik nga çfarë e dinim.