Djali i Inva Mulës bëhet nostalgjik, poston foto me nënën të shumë viteve më parë

Të gjithë e njohin si një prej sopranove më të mira, por shumë pak e mbajnë mend si dukej Inva Mula para shumë viteve. Djali i saj Antoni Çako ka postuar një foto të nënës së bashku me të kur ai ka qenë i vogël.

Dhe sic e shihni dhe nga fotoja për Invën vitet kanë mbetur në vend, sepse sot ajo është e re dhe e freskët si atëherë. “Të dua mami”, -shkruan Antoni në foton e postuar, ku ai shfaqet i përqafuar me të ëmën.

Antoni, i cili jeton në Francë ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me të atin, këngëtarin Pirro Çako. Pirro Çako dhe sopranoja janë divorcuar shumë vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?