Djali i Johnny Depp fotografohet për herë të parë me të dashurën

18 vjeçari është fotografuar me të dashurën në Paris.

Djali i Johnny Depp, Jack, është duke e shijuar lidhjen e tij të dashurisë, shkruajnë mediat e huaja.

Ai është fotografuar me të për herë të parë gjatë një shëtitje pranë të dashurës së tij modele në Paris.

18-vjeçari, i cili rrallë shihet në media, dukej i disponuar në shoqëri të bukuroshes Camille Jansen, e cila është dy vjet më e madhe se ai. Ndërkohë që babai i tij po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për procesin gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Heard, Jack jeton në Paris, aty ku qëndron edhe nëna e tij, Vanessa Paradis.

Për dallim nga Depp, i cili ka përjetuar një karrierë të suksesshme si aktor, djali i tij ka qëndruar larg syrit të publikut dhe nuk ka qenë i interesuar që të ndjekë hapat e babait.

SHKARKO APP