Djemtë e Big Brother: “Në Shqipëri të paragjykojnë, jashtë të shohin vetëm rrogën”

Vijojnë diskutimet brenda shtëpisë së Big Brother. Kësaj here kanë qenë djemtë ata që kanë nisur të flasin rreth një teme që kishte të bënte me punën.

“Këtu përbuzen njerëzit, për mua ka rëndësi sa rrogë merr, jo çfarë pune bën”, shprehet Damiano, ndërsa sqaron Egnajtin se puna si kamerier shihet me sy kritik, pavarësisht rrogës që ai merr.

Por Egnajti nuk është i këtij mendimin, ai shprehet se personi nuk mund të vlerësohet vetëm për rrogën që ai merr, por edhe për llojin e punës, “Ti mund të marrësh dhe 150 euro në muaj dhe ndjehesh shumë mirë. Ose bën diçka tjetër që merr më shumë dhe mallkon veten”, thotë ai.

SHKARKO APP