“Do ma kujtosh këtë fjalë mbas shumë vitesh”, ç’i thotë Aurela Fifit që u rendit e treta në “Kënga Magjike”

Përveçse një këngëtare e madhe Aurela Gaçe hera herës tregon që është edhe një mikeshë shumë e mirë, dhe mbështetëse për të rinjtë që i hyjnë rrugës së muzikës. Këtë herë mbështetjen e saj të pakursyer ajo e ka shprehur dhe për Fifin.

Fifi u rendit e treta në ‘’Kënga Magjike” me ‘’Zhurmë”, teksa Aurela shprehet se ajo e ka fituar betejën e parë, atë të duartrokitjeve të publikut.

“E ngjite edhe një shkallë…ehhh sa te tjera të presin ? me krahë hapur të presin nese ti nuk do te lodhesh, e nese do te vazhdosh edhe kur gjunjet mos te te mbajne….keshtu e ka dashuria per ate qe ke zgjedhur te besh, urime . E fitove nje beteje, publiku duartrokiti.

Kjo eshte e vetmja beteje . Gjithmone. Duartrokitja= dashuri. Do te m’a kujtosh kete fjale mbas shume vitesh e te pres te vish te me thuash se kisha pas te drejte”, shkruan Aurela për mikeshën e saj Fifi.

SHKARKO APP