Do të marrë pjesë? Meghan Markle ndërron mendje pak ditë para datës së kurorëzimit të Mbretit Charles

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, i cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë. Mirëpo përveç detajeve nga ceremonia, pjesëmarrja e Princ Harry pa dukeshën e tij krijoi polemika të shumta mbi familjen mbretërore.

Meghan Markle është bërë një nga ‘‘armiqtë më të këqij‘‘ të familjes mbretërore për shkak të rolit të saj në vendimin e Princit Harry për të braktisur familjen. Një shoqe e Meghan-it tha se Dukesha ka në plan të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të ri të Anglisë.

Ajo që ngjall kureshtje është se çfarë e bëri dukeshën të tërhiqet nga vendimi i saj i mëparshëm, ndoshta urrejtja që u krijua ndaj saj nga njerëzit që mbështesin familjen mbretërore ndikoi ose thjesht do të jetë krah Princit.

SHKARKO APP