Dojna Mema publikon fotografinë e parë me të dashurin dhe zbulon si ia bëri “8 me 2”. Tre kushtet që i vuri për të qenë pranë saj

Moderatorja Dojna Mema është tepër e rezervuar për jetën private, por ka vendosur të publikojë një moment pranë tij pa i zbuluar identitetin. Të dy kanë udhëtuar drejt Thethit për të kaluar fundjavën larg zhurmës së kryeqytetit.

Në imazhet e publikuara ku duket e dashuruar me natyrën, Dojna zbulon si ia bëri partnerit “8 me 2” dhe kushtet e rëndësishme që i vendosi për të qenë pranë saj.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukur. Ps. kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, shkroi Dojna. Me këtë i ka zbuluar të gjithëve se kush fshihet pas dashurisë së saj.

Kjo është hera e parë që moderatorja na zbulon të dashurin e saj dhe ne mezi po presim të mësojmë se kush është fatlumi që i ka vjedhur zemrën.

/Faxweb.al

SHKARKO APP