Dojna Mema tregon nëse do ta linte Shqipërinë për një vend tjetër

Dojna Mema ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Insatstory, ku iu përgjigj disa pyetjeve.

Një ndër to ishte edhe me të ardhmen e moderatores, nëse do të qëndrojë apo do të largohet jashtë vendit.

E mendon veten gjithmonë në Shqipëri, apo ke menduar të largohesh në të ardhmen?”, iu drejtua një nga ndjekësit Memës.

Ajo iu përgjigj:

Ka momente që Shqipëria më rri ngushtë edhe pse e dua shumë vendin tim. Me të dashurin tim e bëjmë shpesh si debat. A lihet Tirana për Parisin?”.

Dojna prej disa muajsh e bëri publike lidhjen e saj disa-vjeçare me Vlashent Satën. Që prej asaj kohe, dyshja nuk i kursen fotot apo videot sa të ëmbla, aq edhe gazmore me njëri-tjetrin.

Një ndjekës tjetër e pyeti se cila është kënga e preferuar e saj nga Vlashenti dhe Dojna tha se i pëlqen ajo me titull “Me Jetu”.

Meqënëse Vlashenti është nga Shkodra, Dojna zbuloi se fjala që e bën më shumë për të qeshur nga ky vend është “piliherdhe”, që ka kuptimin “nazemadhe”, ose “që dridhet e përdridhet kur flet, kur ecën”.

SHKARKO APP