Doktori shqiptar për Kim Kardashian: Nga mesi e poshtë nuk ja vlen
Kim Kardashian është një nga vajzat më të ndjekura nëpër rrjetet sociale për shkak të formave të saj bombastike. Duke qenë se është në qendër të mediave në të gjithë botën, Kim është lakuar shpesh herë për operacionet e saj plastike.
Të pasmet e saj bombastike janë ato që komentohen më shumë dhe shkrime të ndryshme janë publikuar se Kim ka kryer operacione plastike për ti pasur në atë masë dhe formë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” ka qenë otorinolaringologu Kostandin Balloma , i cili është një ndër doktorët më të njohur përsa i përket operacioneve plastike. Ai bashkë me Roza Latin folën shumë në lidhje me operacionet plastike dhe arsyet pse duhet bërë ato.
Gjatë emisionit nuk kishte si të mungonte edhe biseda në lidhje me Kim Kardashian. Doktori shprehu mendimin e tij për të duke e ciësuar si një femër të bukur por me një trup të deformuar.
“Kim Kardashian ka një fytyrë yll, ka një hundë shumë të mirë. Por, më duket se ka vendosur silikon në të pasmet, sepsë është shumë e zgjeruar. Kam lexuar që mund të ketë vendosur silikon në të pasmet dhe ka prishur të gjithë konstruktin e saj, është deformuar. Nëqoftëse ja pret fytyrën dhe e shikon nga mesi dhe poshtë nuk ja vlen shumë është fytyra ajo që ja jep të gjithë bukurinë.