Doli pas tre vitesh, ja çfarë fshihet pas videos së Kim dhe Kylie
Videoja ku dy personazhet Kim Kardashian dhe Kylie Jenner shfaqen vetëm me të brendshme, është bërë shumë virale. Kjo video daton që prej janarit të 2017, kur Kanye West dhe Tyga u dedikuan një këngë partnereve të titulluar “Feel Me”, ku përmendën arsyet se përse dy motrat janë në qendër të vëmendjes. Kjo video nuk është parë ditën e publikimit, deri dje kur regjisori Eli Russell Linnetz e publikoi atë në Instagram.
Linnetz ka shpjeguar për “E!Online” se çfarë kuptimi ka kjo skenë që na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Momenti kur Kylie Jenner duket se po vjen në jetë nga Kim Kardashian është simbol i rritjes së famës së saj. Videoja paraqet Kylie e cila del nga vagina e Kim, e simbolika e gjithë kësaj është se nuk do të kishte Kylie pa Kim.
Regjizori ka shpjeguar se shkak është bërë prishja e raportit të Kyliet me Taygën, pasi ata u ndanë pas xhirimeve dhe një vit më vonë, pra në 2018, Kylie solli në jetë Stormi-n, babai i të cilës është Travis Scott. Kjo video u xhirua për pesë muaj por nuk u publikua kurrë sepse Kylie dhe Tyga u ndanë. Gjatë videos, yjet e ”Keeping Up With the Kardashian”, duken mjaft ndryshe me një look të ri, me flokët bjondë të shkurtër dhe me veshje teje seksi.